Raphael Varane ka riafirmuar planet për t’u larguar nga skuadrat e Real Madridit.
Javën e kaluar ka dalë në shesh se francezi ishte i pakënaqur te skuadra madrilene dhe ishte gati të merrte në konsideratë një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës.
Këtë gjë sipas të përditshmes sportive spanjolle, Marca, lojtari ia ka konfirmuar të gjithë lojtarëve te skuadra spanjolle.
Mbrojtësi u ka thënë atyre se ka nevojë për një sfidë të re në karrierën futbollistike pasi që ka fituar gjithçka që është e mundur me Los Blancos.
PSG dhe Manchester United janë në mesin e klubeve që vëzhgojnë për së afërmi zhvillimet me lojtari e kombëtares franceze.
Ndryshe, Varane deri më tani ka pasur 165 paraqitje për Realin dhe ka shënuar katër gola. /Telegrafi/