Site icon Telegrafi

Varane shumë afër largimit nga Manchester United

Manchester United janë gati të përfitojnë një ‘shumë të mirë’ parash me Raphael Varane që mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit.

Varane ka humbur vendin e tij në formacionin e Erik Ten Hag dhe ka luajtur vetëm në tetë ndeshje në Ligën Premier këtë edicion.

Që nga fillimi i tetorit, Varane ka luajtur vetëm 18 minuta dhe ishte në bankën rezervë në dy ndeshjet e fundit të klubit ndaj Evertonit dhe Newcastle.

Një raportim nga Sports Zone pretendon se United janë të gatshëm të shesin reprezentuesin francez që në janar.

Lexo po ashtu Rëndohet edhe më shumë situata te Man United: Tani ka përplasje mes Ten Hag dhe Martial

Bayern Munich dhe Al-Ittihad kanë shprehur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin kur të hapet afati kalimtar. Interesi i klubit arab thuhet të jetë më konkret, ani pse Bayern ka pyetur për situatën e tij.

Çdo klub që dëshiron të transferojë Varanen duhet të paguajë hiq më pak se 30 milionë euro.

Varane ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe ka luajtur një total prej 75 ndeshjesh për “Djajtë e Kuq”, që kur u transferua në vitin 2021.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për largim në afatin kalimtar të janarit, ose nëse do të vendosë t’i shkojë deri në fund kontratës së tij.

Lexo po ashtu U largua nga Real Madridi, për t'iu bashkuar Man Unitedit - lojtari befason me rrëfimin e tij

Në anën tjetër, trajneri Ten Hag është nën presion maksimal teksa United do të ketë para vetes një seri ndeshjesh të vështira, duke filluar me Chelsean të mërkurën e deri tek Bayern dhe Liverpool./Telegrafi/

Exit mobile version