Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, do të jetë për pesë javë jashtë fushave të blerta pas lëndimit në kofshë kundër Valencias.
Qendërmbrojtësi francez u detyrua të largohet në minutën e 73-të humbjen 2-1 të mërkurës mbrëma në Mestalla.
Tani Varane do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të premten(sot) pasi mjekët e klubit kërkojnë për të vlerësuar dëmin e bërë.
Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, ish mbrojtësi i Lens patjetër do të humbas ndeshjen në udhëtimin ndaj Villarrealit të dielën.
Ndërsa, gazeta tjetër spanjolle ‘Marca’, thekson ai do të mungojë së paku pesë javët e ardhshme.
Zinedine Zidanes do t’i duhet të zgjedh njërin nga Nacho Fernandez ose Pepe për të formuar dyshen e qendrës së mbrojtjes me kapitenin Sergio Ramos, por ai po shpreson që ta ketë Varanen përsëri në planet e tij shumë shpejt.
Trajneri francez po shpreson ta ketë Varanen përpara një orar të ngjeshur të ndeshjeve në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Nëse raportet në Marca janë të sakta, 23-vjeçari do të mungoj në ndeshjet e ligës kundër Las Palmas, Eibar, Betis dhe Athletic Bilbao së bashku me ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit. /Telegrafi/