Raphael Varane ka sqaruar se lojtarët janë duke jetuar dita e ditës dhe nuk ia kanë idenë se kur do të rikthehet në stërvitje.
Mbrojtësi francez e ka festuar këto ditë ditëlindjen e 27-të, derisa për Federatën e Futbollit të Francës ka treguar se si është jeta në izolim në Spanjë.
Nuk ka ende ndonjë datë se kur mund të rikthehemi në stërvitje”, ka thënë Varane për Marcan.
“Do të presim të rikthehemi në klub dhe t’i fillojmë stërvitjet tona, pasi aktualisht po jetojmë nga dita në ditë”.
“Nuk mund të bëjmë plane për asgjë aktualisht dhe duhet të shikojmë se cilat do të jenë vendimet e radhës”, ka shtuar më tej ai.
Ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kurd do të rikthehet La Liga, derisa takimet me instancat më të larta në Spanjë po vazhdojnë. /Telegrafi/