Telegrafi

Varane mungon në finalen e LK-së ndaj Atleticos

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane raportohet se do të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit për shkak të lëndimit.

Qendërmbrojtësi mund të jetë jashtë fushës për tri javë, duke e vënë në dyshim edhe paraqitjen e tij me Francën në ndeshjen hapëse të Euro 2016 kundër Rumanisë, më 10 qershor.

Varane megjithatë nuk ishte zgjedhja e parë për finalen e 28 majit kundër Atleticos, me Sergio Ramosin e Pepen të preferuarit e Zinedine Zidane. /Telegrafi/