Raphael Varane po mendon largimin nga Real Madridit në fund të sezonit.
Kështu shkruan e përditshmja franceze L’Equipe, sipas të cilës mbrojtësi po kërkon sfida të reja, edhe pse në bankën e klubit mbretëror është kthyer Zinedine Zidane.
Në fillim të sezoni të kaluar Varane rinovoi kontratën deri në qershor të vitit 2022, por situata e krijuar së fundmi me daljen nga lufta për trofe në të gjitha garat ka ndikuar në anën psikologjike të lojtarit.
Klubi që dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit duhet të arrijë një marrëveshje me Realin.
Kjo pasi klauzola e largimit është 200 milionë euro, një shifër kjo e madhe për një mbrojtës.
Kartoni i Varane, i cili mbush 26 vjeç vlerësohet rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/