Real Madridi ka fituar 3-0 në udhëtim te Geatafe në kuadër të javës së 19-të në La Liga.
Golat për Los Blancos i shënuan David Soria (34’/auto-gol), Raphael Varane (53′) dhe Luka Modric (90+5′).
Madrilenët ishin dukshëm më të mirë në fushë dhe morën notën e përgjithshme 7.41, ndërsa Getafe u vlerësua me 6.04.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mbrojtësi francez, shkaku i golit të shënuar dhe u notua me 8.5.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të jetë, portieri i Getafes, Soria, që pësoi tri gola dhe u vlerësua me 5.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/