Telegrafi

Varane hedh kandidaturën për ‘Topin e Artë’: Kam fituar gjithçka, nuk hidhërohem nëse e fiton ndonjë tjetër

Duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, Raphael Varane është një nga kandidatët kryesorë për të fituar ‘Topin e Artë 2018’.

Qendë mbrojtësi nuk mendon se ka mbetur ndonjë gjë tjetër të fitojë që ta fitojë edhe këtë çmim.

“Ishte një vit i artë”, ka thënë ai për France Football.

“Pjesa reale është ajo që ndodh në fushë”.

“Nëse unë vendos veten në këpucët e atyre që votojnë atëherë kjo nuk do të dukej e lehtë”.

“Ka shumë lojtarë të jashtëzakonshëm që kanë pasur një sezon madhështor. Kam bërë gjithçka që mundem”.

“Unë jam tashmë i kënaqur që njerëzit flasin për mua dhe njohin punën, lojtarin dhe personalitetin”.

Varane do të jetë në ‘luftë’ me disa nga shokët për çmimin e më të mirit.

“Të preferuarit, pavarësisht nëse janë francezë apo jo, janë miqtë e mi. Nuk do të ketë probleme mes nesh”.

“Nëse një lojtar tjetër francez fiton atëherë ne do të jemi të lumtur kushdo që është”.

Fituesi do të shpallet më 3 dhjetor. /Telegrafi/