Edhe pse Real Madridi e ka fituar ndeshjen e parë në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-0, atyre i duhet të mbrojnë këtë rezultat në ndeshjen e dytë të mërkurën.
Trajneri Zinedine Zidane ka marrë një lajm të mirë para takimit ndaj Atleticos.
Raphael Varane është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm të përballet me djelmoshat e Diego Simeones.
Francezi u lëndua në kofshë javë më parë në takimin ndaj Valencias.
Mungesa tjera të rëndësishme Los Blancos nuk pritet të kenë ndaj rivalit lokal. /Telegrafi/