Raphael Varane ka mirëpritur ish- bashkëlojtarin e Real Madridit, Casemiro në Manchester United.
Casemiro mbërriti në “Old Trafford” rreth tre orë para fillimit të ndeshjes ndaj Liverpoolit, por nuk u takua me shokët e tij të rinj fitores 2-1.
“Po, shumë i emocionuar. Unë i njoh mirë cilësinë e tij. Ai mund ta sjellë ekuilibër në ekip me mentalitetin e tij. Ai është një luftëtar, kështu që mendoj se do ta shijojë vërtet futbollin anglez. Unë e njoh atë (qesh)”.
“Mendoj se ishte një natë perfekte për të që të takohej me “Old Trafford” sepse atmosfera ishte absolutisht e mahnitshme, dhe sjell një fitore kështu që është bukur!”.
“Unë mendoj se ai nuk kishte nevojë për ndihmën time për të bërë zgjedhjen e tij. E di saktësisht se çfarë ndjen dhe pse po vjen këtu pas asaj që jetoi në Madrid”.
“Ai ka nevojë për një sfidë të re, unë e di saktësisht se çfarë ndjen dhe e di saktësisht pse ai zgjodhi këtë klub. Është një proces i ngjashëm që kam pasur, aq qartë sa i uroj më të mirat dhe po flas shumë me të, por ai nuk kishte nevojë që unë të ndihmoja në zgjedhjen e tij”, ka thënë Varane. /Telegrafi/