Site icon Telegrafi

Varane drejt një transferimi befasues në Serie A

Në mes të majit, pas 21 vitesh funksionim në ligat e ulëta, Como u rikthye në elitën e futbollit italian Serie A.

Klubi, pronarët që janë ish-futbollistët e famshëm Thierry Henry dhe Cesc Fabregas, i cili është edhe ndihmës trajner, vazhdon të punojë në ngritjen e tij dhe përpiqet të tërheqë emra të fortë në ekip.

Një prej tyre është qendërmbrojtësi francez Raphael Varane, i cili u largua nga Manchester United si futbollist i lirë.

Lexo po ashtu Varane mund të përfundojë në Serie A, Fabregas po përpiqet ta sjellë me çdo kush te Como

Qendërmbrojtësi që ka luajtur më shumë se 350 ndeshje për Real Madridin dhe rreth njëqind për Manchester United ka statusin e lojtarit të lirë.

Ai në karrierën e tij fitoi gjithçka në nivel klubesh me Realin, ndërsa me kombëtaren ishte kampion bote.

Sot, 31-vjeçari vlerësohet nga Transfermarkt me 20 milionë euro, por gjithsesi është një lojtar që shumë klube do të donin ta shihnin në radhët e tyre.

Lexo po ashtu Për herë të parë në karrierë, Varane mund të luajë jashtë Evropës

Ky është problemi më i madh për Comon të vogël në këtë kuadër, por italianët nuk dorëzohen dhe janë në negociata me Varane për të forcuar prapavijën.

Fabregas dhe Henry janë duke tentuar ta bindin Varanen të transferohet te Como, derisa aty është edhe Andrea Belotti i marrë nga Roma. /Telegrafi/

Exit mobile version