Telegrafi

“VAR-i po e shkatërron futbollin, lërini gjyqtarët të gabojnë” – Nainggolan del hapur kundër teknologjisë në futboll

Radja Nainggolan i dha fund aventurës 17-vjeçare në futbollin italian në muajin gusht.

Mesfushori belg u rikthye në shtëpi dhe firmosi një kontratë 2-vjeçare me Antwerp.

“Ninxha” ka folur rreth teknologjisë për mediet belge, aty ku shfaqet i ashpër dhe e cilëson VAR-in si shkatërrimtar për lojën më të bukur në planet.

Teknologjia nuk i pëlqen fare, teksa komenton edhe gabimet arbitrare, diçka normale sipas tij në një ndeshje futbolli.

“Unë mendoj se VAR-i e ka shkatërruar plotësisht futbollin. Sigurisht që nuk jam tifoz i teknologjisë. Arbitrat duhet të lejohen të kryejnë gabime”, theksoi 33-vjeçari Nainggolan.

Jeta për të nuk ka qenë aq e mirë edhe jashtë fushe, pasi është arrestuar nga policia belge për vozitje në gjendje të dehur. /Telegrafi/