Zvicra e ka barazuar rezultatin ndaj Portugalisë në 1-1 në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Një pasim i gjatë i Xherdan Shaqirit në zonë për Steven Zuber, i cili u pengua në zonë.
Fillimisht gjyqtari nuk jep penallti dhe Portugalia hidhet në kundërsulm, ku fiton penallti me Bernado Silvan.
Pas rishikimit nga VAR, gjyqtari gjerman Felix Brych vendos për penallti në favor të Zvicrës.
Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Ricardo Rodriguez për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Ndeshje mjaftë e fortë mes këtyre dy kombëtareve në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Qi3pz6YS-3w