Telegrafi

VAR ndez kritikat në të gjithë Evropën – nga La Liga në Meksikë, të gjithë kanë ankesa

Foto: Marca

Në dy vitet e fundit ka filluar të implementohet teknologjia e njohuri si VAR.

Kjo kishte ardhur me qëllim për t’i ndihmuar vendimet e gjyqtarëve, por në shumë kampionate kanë ngjallur polemika nëpër liga evropiane, por edhe më gjjërë.

Ndërkohë që teknologjia e re është kritikuar ashpër në Spanjë, por gjithashtu ka shkaktuar debate edhe në Gjermani, Francë dhe Itali.

LaLiga: Real Madrid, Valladolid, Levante, Getafe …

Atletico Madrid ishte skuadra e parë që kërkoi publikisht formën e veprimit të VAR, pasi nuk iu dha një penallti pas ndërhyrjes së Casimiros në derbin kundër Real Madridit.

Los Blancos u ankuan pasi një penallti nuk iu dha Vinicius Junior pasi ndërhyrjes së Geronimo Rullit në fitoren 2-0 të Real Sociedad në Santiago Bernabeu.

Fundjavën e kaluar, ishte Real Valladolid i cili u ankua për një vendim të keq kundër Valencias, ndërsa Levante argumentoi kundër një ndëshkimi të dhënë nga asistentët e VAR për Nikola Vukcevic.

Ndërkohë, Sergio Canales mund të ketë qenë në pozitë jashtë lojë në barazimin me Real Betis kundër Real Madridit të dielën, por goli ishte dhënë nga VAR.

Ligue 1: Bordeaux nuk e do VAR-i

Një penallti e dhënë në favor të Nice kundër Bordeaux shkaktoi ankesat të ekipit të drejtuar nga Eric Bedouet.

Në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, Bordeaux e përshkruan VAR-in si “një mashtrim të madh”.

Video Assistant Referee- VAR /Getty Images)

Vet trajneri Bedouet tha: “[VAR] është i pakuptueshëm, nuk e di se për çfarë përdoret, nuk dinë si ta interpretojnë”.

Bundesliga: Ndeshja Augsburg-RB Leipzig, solli shumë zhurmë

Në një ndeshje që përfundoi 0-0, gjyqtari i ndeshjes dhe asistentët e VAR kishin marrë shumë kohë për të menduar se çfarë të bënin me vendim të diskutueshëm.

Gjyqtari, Tobias Welz , dha një penallti me katër minuta vonesë, por pastaj vendosi të ndryshojë vendimin e tij.

Gushtin e kaluar, presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, gjithashtu kritikoi VAR-in pasi u përdor në sezonin e kaluar të Bundesligës.

Zhurmë edhe në Serie A

Në Itali, teknologjia është përdorur që nga sezoni 2017/18, ku Seria A ka bërë analiza dhe raporte për t’i informuar tifozët dhe klubet rreth progresit të saj.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, këtë vit VAR është përdorur në 43 raste.

Në Itali vazhdon kultura e zhurmës nga skuadrat që pësojnë humbje.

Pjesa tjetër e botës

Në Meksikë, trajneri i Toluca, Hernan Cristante kritikoi ashpër përdorimin e teknologjisë pas një vendimi të kohëve të fundit kundër ekipit të tij.

“Më duket se është një mjet i mirë që përdoret keq, VAR nuk është i drejtë”, tha ai. /Telegrafi/