Një penallti e çuditshme është akorduar nga gjyqtari Mike Dean me ndihmën e VAR-it në ndeshjen e Ligës Premier mes Liverpoolit dhe Sheffield United.
Mysafirët kanë kaluar në epërsi në minutën e 12-të ndaj Liverpoolit në takimin që po zhvillohet në Anfield.
Ishte mesfushori Sander Berge, i cili shënoi nga penalltia për epërsinë 0-1.
Megjithatë, ky gol erdhi pas një vendimi kontrovers të gjyqtarit Mike Dean.
Dean me ndihmën e VAR-it akordoi një penallti, e cila më shumë duket që ishte jashtë vijës së 16-të metërshit.
Vlerësojeni vet nëse ishte apo nuk ishte brenda zonës ndërhyrja e Fabinhos. /Telegrafi/
https://twitter.com/noobfcb/status/1320081248916787201