Burime policore thanë se 40 kg marijuanë u kapën në Vaqarr ndërsa identiteti I personit të prangosur nuk dihet ende, kjo për arsye hetimi.
Ky shtetas do të akuzohet për “posedim dhe trafik të lëndëve narkotike”, ndërsa po hetohet për implikimin e personave të tjerë në këtë trafik, gjetjen e vendit të furnizimit të drogës dhe destinacionin përfundimtar të lëndës narkotike, raportoi Ora News./Telegrafi/