Temperatura të larta do të karakterizojnë vendin tonë gjatë kësaj jave.
IHMK ka paralajmëruar se në disa vende urbane temperaturat këtë javë mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
E shkaku i të nxehtit të madh, në sheshet e kryeqytetit vërehet numër i vogël i qytetarëve.
Madje disa prej tyre të cilët medoemos duhet të frekuentojnë qytetin në këtë kohë, tentojnë të shfrytëzojnë hijet e pemëve të vendosura në sheshet e Prishtinës.
Kjo shihet edhe në fotografitë e realizuara nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova.
Shumë prej qytetarëve përfshirë edhe fëmijët, shfrytëzojnë edhe fontanat për tu freskuar.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sipas parashikimeve mot i ngjashëm do të jetë deri më 27 korrik. /Telegrafi/