Ne meqë kemi marrë rolin e këshilluesit estetik në këtë stinë do tju ofrojmë idetë tona duke parë nga afër të rejat europiane, por shpresojme shumë që t’i mbeteni besnik stilit tuaj dhe të mos ndikoheni shumë nga tendencat trasgresive të stinës së zjarrtë. E pra megjithëse verë, mëngët e gjata na shoqërojnë kudo. Ngjyrat në të cilat do ta kalojmë këtë sezon janë disa, por kryesisht intense, nga e bardha (që është baza) e deri tek e verdha , e kuqja dhe e gjelbëra.
Po vapa dhe mëngët e gjata, ky binom kontrastues si mund të ketë një zgjidhje Zgjidhja e vetme mbesin materialet e përdorura që do të pështjellin trupin tuaj. Lino, pambuk, mëndafsh dhe pse jo deri tek të sintetikat, por kujdes të kenë përbërës dhe fibrën e re lykra që shërben për të patur një freski gjë të cilën materialet 100% sintetike nuk ta ofrojnë… Por jo vetëm kaq , ky imazh i ri i mashkullit të vitit do të prezantojë në publik një mashkull të mësuar me lirinë dhe me hapësirat e mëdha, që kurrsesi nuk kërkon të mbetet skllav i modës por megjithatë në vetvete shpalos një modë gjithë stil e kulturë gjë që e bën ë ndjehet i lirë dhe mbi të gjitha vetvetja.