Telegrafi

Vankuveri, qyteti më i mirë në botë për jetesë

Në hulumtim u përfshinë 140 qytete të botës dhe ato u klasifikuan sipas pesë kritereve: kushteve sanitare, stabilitetit, kulturës dhe mjedisit jetësor, arsimit dhe infrastruktirës.

Gjashtë nga dhjetë qytetet e para të listët, të cilët janë vlerësuar si më të mirët për të jetuar ndodhen në Kanada dhe Australi.

Në fundin e listës janë qytetet nga Afrika dhe Azia, ku destabiliteti dhe infrastruktura e keqe e vështirësojnë jetën, theksohet në hulumtim.

Në klasifikimin, në të cilin qytetet vlerlsohen prej 0 deri në 100, Vankuveri vitoi notën 98, ndërsa kryeqyteti i Zimbabues – Harare është vlerësuar me notën 37,5.

Në mesin e qyteteve evropiane në të cilat ekzistojnë kushte të volitshme për jetë, janë zhvendosur Stokholmi dhe Hamburgu (vendi i 14-të), Parisi (vendi i 17-të), Frankfurti (vendi i 19-të). Vlerësimin më të ulët nga qytetet evropiane e mori Athina, e cila është zhvendosur në vendin e 63-të.

Uashingtoni është në vendin e 35-të të listës, Los Anxhelosi në vendin e 48-të, Roma në të 52-tin, Moska në vendin e 69-të ndërsa Pekini në vendin e 76-të.