Site icon Telegrafi

Vankovska: Nuk dal në protesta të aritikuluara me kërkesa kontradiktore (Foto)

Profesoresha dhe kolumnistja Biljana Vankovska, e cila njëherit njihet si më e zëshmja ndaj veprimtarisë politike të pushtetit aktual, ka kritikuar personat publik që nuk marrin pjesë në protesta dhe poashtu statusi i saj në Facebook ka përfshirë edhe ata të cilët paralajmëruan para dy ditëve se protestat nuk do të ketë të dielën dhe se ato do të vazhdojnë ditën e hënë (sot), transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Nuk e kuptojë shantazhin emocional dhe numërimin e personave publik të cilët nuk arrijnë të dalin në protesta. Unë kam të drejtë të vendos se në çfarë mënyrë do të shpreh protestën. Nuk dal në protesta për shkak të protestës ose të më regjistrojnë në një libër (të bardhë?), aq më pak në një protestë që artikulojnë kërkesa kontradiktore: Edhe nuk duan zgjedhje, edhe Ivanov të japë dorëheqje! Nuk më shëtitet nga zemërimi, as edhe nga dëshpërimi. Unë nuk e kuptoj zemërimin e atyre që bëjnë pushim javor. Nuk dua të trokas në derë të hapur, as edhe nuk dua të jem pjesë e lojës së dikujt. Pres zgjedhje për ta ndryshuar qeverinë’, shkruan profesoresha në profilin e saj zyrtar në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version