Telegrafi

Vankovska: Janeva nuk është e punësuar në Kuvend, por është e emëruar nga Kuvendi dhe duhet të përgjigjet para tij (Foto)

Pasi Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, dje iku nga pyetjet e deputetëve, u vërtetua se i është bërë mobing, kështu ka komentuar në profilin e saj në FB profesoresha universitare, Biljana Vankovska.

‘A do të jetë mobing në qoftë se kundër një zyrtari publik fillon akuzimi apo ngritja e një interpelanceje ose shtrohet çështja e besimit të Kryeministrit, nëse më pas deputetët i’a mësynë me kritika të rënda dhe sulme? Mobing në marrëdhënie me institucionet publike? Kjo gjë e çuditshme nuk ka ndodhur në botë! Janeva nuk është e punësuar në Kuvend, por është emëruar prej tij dhe përgjigjet para tij. P.S. Domethënë Çom kontrollon profilin tim të FB, kurse më citon edhe në emisione’, shkruan Vankovska. /Telegrafi/