Profesoresha universitare Biljana Vankovska në profilin e saj në Facebook ka kërkuar nga gazetari Aleksandar Çomovski që të kërkojë falje publike të gjithë atyre qytetarëve gjuha amtare e të cilëve është maqedonishtja dhe të cilët e respektojnë kushtetutën dhe ligjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Kur Olivera Trajkovska e përdori fjalën autizëm në kontekstin politik, krijoi një valë pakënaqësie dhe ajo patjetër të kërkonte falje në emisionin e ardhshëm. Tani unë kërkoj, dhe pres mbështetje publike për këtë kërkesë, nga Çomovski publikisht të kërkojë falje të gjithë atyre qytetarëve gjuha amtare e të cilëve është maqedonishtja dhe të cilët respektojnë kushtetutën dhe ligjet të cilët janë të drejta të caktuara gjuhësore. Ne nuk jemi fashistë, as edhe kushtetuta dhe ligjet nuk janë fashiste! Kërkojë falje publike për tezën për gjuhën fashiste në Maqedoni! Ai ka shkaktuar ofendim pa asnjë bazë! Motivet e tij nuk më interesojnë. Kërkojë falje’, shkruan profesorsha në Vankovska. /Telegrafi/