Cate Blanchett dhe Lupita Nyong’o, të dyja aktore fituese të çmimit Oscar janë të vlerësuara si të veshura më bukur në tapetin e kuq të Hollivudit në 2014, nga prestigjozja ‘Vanity Fair’.
Kjo është hera e dytë që Blanchett përzgjidhet nga ‘Vanity Fair’ dhe hera e parë për Nyong’o.
Ndërsa një çmim prestigjioz për përzgjedhjet e saj në veshje ka marrë edhe Dukesha e Cambridge, Kate Middelton, për të cilën ky është viti ë katërt që përzgjidhet nga ‘Vanity Fair’ në listen si personazhet e njohur që vishen më bukur.
Lista e VIP-ave të veshur më bukur përfshin edhe Monarket Europiane, yje të sportit dhe artistë të ndryshëm. Princesha Mary e Danimarkës dhe mbretëresha Maxima e Holandës janë vlerësuar për përzgjedhjet e tyre në veshje.
Në listë renditen edhe aktorja Emma Watson, aktorja Michelle Dockery të vlerësuar për stilin unik bashkë me artistin Jeff Koons, futbollistin Victor Cruz dhe fituesin e çmimit Grammy, Pharrell Williams.