Telegrafi

“Vanity Fair” rendit pianisten shqiptare mes 30 yjeve të Francës

“Një gjeni në piano, ajo po shkëlqen në skenat e të gjithë botës, nga Gjeneva në Tokio”. Kështu shprehet revista prestigjioze “Vanity Fair” për artisten e talentuar shqiptaro-franceze Marie-Ange Nguci. Ajo e klasifikon pianisten 20-vjeçare mes 30 yjeve në ngjitje të Francës.

Vajza shqiptare konsiderohet si një nga talentet më premtuese të brezit të saj dhe artdashësit dhe kritikët në Francë e shohin me adhurim.

Disa muaj më parë ajo ka publikuar albumin e parë me muzikë klasike dhe sipas “Le Figaro”, plotësia është ndjesia e parë që përcjell albumi i saj.

Mediat franceze vlerësojnë se pianistja shqiptare me një mjeshtëri të rrallë kombinon përvojat muzikore dhe është në kërkim të territoreve të reja të shprehjes përmes muzikës. /ATA/