Ish ndërmjetësuesi belg Peter Vanhoutte në Marrëveshjen e Përzhinos, në profilin e tij në Twitter ka shkruar kundër protestuesve të protestave të mbrëmshme në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vanhoutte me mesazh të fuqishëm ndaj kundër protestuesve në Twitter shkruan: ‘Liria është të mos dorëzohesh edhe kur të detyrojnë të shkosh në kundër protestë’.
Rikujtojmë se mbrëmë qindra persona mbështetës të VMRO-DPMNE-së protestuan para godinës së LSDM-së, dhe akuzuan kreun e partisë opozitare Zoran Zaev për tradhëti. /Telegrafi/
https://t.co/cul5hMMnhe pic.twitter.com/2Hyt7CTkdw
— Peter Vanhoutte (@peter_vanhoutte) April 16, 2016