Telegrafi

Vanhoutte: Qeveria e Maqedonisë duhet të ketë strategji të qartë veprimi (Video)

Ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte po qëndron në Maqedoni, ku po ndihmonë në hapat urgjent që duhet të ndërmerren për reforma demokratike në vend.

Me këtë rast, ai ka dhënë një intervistë për Civil Media, ku shprehet se Qeveria duhet të veprojë menjëherë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për vlerësimin e tij rreth zhvillimeve të tanishme, posaçërisht në drejtim të udhëzimeve dhe politikave qeveritare, Vanhoutte shprehet se ka përparim, krahasuar me situatën se ku ishte vendi, duke shtuar se punët janë ndryshe dhe se atmosfera është shumë më e relaksuar.

Në lidhje me hapat urgjet që duhet të ndërmerren, ndërmjetësuesi belg thotë se dëshiron ta sheh Qeverinë që të del me një strategji të qartë, duke përcaktuar përparësitë dhe të thonë se në periudhën që vjen do të përqëndrohen në këto sfera, si në arsim, shëndetësi, ekonomi.

Sipas tij, shoqëria civile duhet të jetë në mes të qytetarëve dhe Qeverisë./Telegrafi/