Site icon Telegrafi

Vanhoutte: Nuk do të ketë bisedime për zgjidhjen e çështjes së mediave

Nuk do të ketë bisedime për zgjidhjen e çështjes së mediave, para afatit të paraparë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha për televizionin Shenja, ndërmjetësi belg në bisedime, Peter Vanhoutte, transmeton Telegrafi.

“Deri më tani nuk ka takime të planifikuara për grupin e punës. Nuk do të ketë bisedime. Të paktën jo para zgjedhjeve.”, ka thënë Vanhoutte.

Kjo nënkupton se të paktën deri në zgjedhje, do të mbetet rregullimi aktual i mediave, përveç nëse nuk inicohen ndryshime ligjore në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version