Ish-ndërmjetësuesi i BE-së në bisedimet e Përzhinos, Peter Vanhoutte, mbrëmë në rrjetin e tij social Facebook ua ka uruar qytetarëve për daljen në referendum shumica e së cilës e mbështetën marrëveshjen e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai i bënë thirrje Qeverisë që të mos jap dorëheqje, por të vazhdojë me punë dhe me zgjidhjen e problemeve në vend, sepse, siç shkruan, ajo është detyra e saj.
“Mos humbisni kohë dhe para për zgjedhje të parakohshme, por angazhohuni në zgjidhjen e problemeve në vendin tuaj. Punoni që ta përmirësoni ekonominë, qeverisjen e së drejtës, sistemin shëndetësor, arsimi, dhe mos harroni një betejë e humbur nuk do të thotë se gjithçka është humbur. Po, është e pranueshme marrëveshja me Greqinë, në bazët të kompromisit të arritur me Greqinë, dhe me këtë ende është e arritshme, edhe pse ndoshta duhet të mendohet sërish procesi dhe të finalizohet pa anulime. Përpara!, shkruan Peter Vanhoutte./Telegrafi/