Ndërmjetësuesi belg Peter Vanhoutte mbetet i pa angazhuar nga Komisioni Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për këtë zëdhënsja e KE-së Maja Kocijançiç thotë ”Marrëveshja në mes KE-së dhe ekspertit Vanhoutte mbaron për pak kohë dhe KE nuk do të vazhdoj kontratën me të.” Nuk dihet nëse kontrata nuk do të vazhdohet pasi Vanhoutte nuk ka pasur sukses me bisedimet në mes pozitës dhe opozitës në Maqedoni për Marrëveshjen e Përzhinos ku më problematike ishin bisedimet për media. VMRO-DPMNE para disa javëve tha se nuk ulet në bisedime me Vanhoutte pasi ai për ta është turist në Maqedoni./Telegrafi/