Telegrafi

Vanhoutte: Maqedonia i tha lamtumirë Evropës (Cicërima)

Ndërmjetësuesi i BE-së në Maqedoni për Marrëveshjen e Përzhinos ka reaguar për vendimin e Ivanov që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai në Twitter ka cicëruar një postim që mban titullin ”Vetëm njerzit mund të kthejnë të ardhmen evropiane!”

Vanhoutte gjithashtu thotë ”Lamtumirë Maqedoni pa drejtësi. Këtu është fundi i integrimeve Evropiane.”

Si çdo herë, cicërima bashkangjitet me një mace, si në stilin e tij të talljeve./Telegrafi/