Site icon Telegrafi

Vanhoutte: Maqedonia nuk është e gatshme për zgjedhje

Në një intervistë për ”Maqedonia e lirë”, ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte ka deklaruar se Maqedonia nuk është e gatshme për zgjedhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vanhoutte thotë se në vitet e fundit ka patur një mashtrim të madh dhe se vendi është në një situatë konfliktuoze. Ai më tej shton se njerëzit të cilët punojnë në administratën publike dhe sistemin arsimor, janë duke u përballur me një trysni të madhe, që është diçka e pa precedent.

Prandaj, përfundon Vanhoutte, ky vend nuk është i gatshëm për zgjedhje. Sipas tij, në një situatë konfliktueoze, së pari duhet të zgjidhen problemet, e pastaj të arrihet marrëveshje se kur mund të mbahen zgjedhjet, kurse këtu bëhet e kundërta.

Për Vanhoutte, nuk ka asnjë arritje në përpariësitë e reformave që duhet bërë dhe të shkohet në zgjedhje në këtë mënyrë është thjeshtë një shaka, prandaj nuk duhet bërë kjo./Telegrafi/

Exit mobile version