Ish ndërmjetësi belg në Marrëveshjen e Përzhinos, Peter Vanhoutte në rrjetet sociale ka shkruar rreth ndodhive të fundit politike në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shkruan se kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski nuk ka arritur të formojë qeveri me BDI-në.
‘Po, OBRM-PDUKM don të qeverisë, por me kushtet e saja, duke vlerësuar komunitetin shqiptar si qytetarë të rendit të dytë. U duhen për forum, por don të punojë pa to nëse do të mundte. Tani, lirisht mund të presim kryetarin që të tjerëve tu sigurojë formimin e qeverisë’, shkruan ai.
Ai shton se do të jetë gabim i madh nëse mandati i jepet përfaqësuesit tjetër të partisë, sepse Gruevski nuk vepron si individ, por si kryetar i partisë OBRM-PDUKM.
Vanhoutte vlerëson se mandatin duhet ta merr partia e dytë e cila ka numër më të madh të deputetëve.
Ai thekson se Maqedonia synon hyrjen në BE dhe NATO ku respektohen standardet demokratike. /Telegrafi/
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU!