Telegrafi

Vanhoutte: Kam takuar politikanë që sillen si fëmijë, shkaktojnë dëme dhe janë të papërgjegjshëm

Ish-ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, ka përmendur buxhetin si sfida më e madhe e qeverisë së re, përveç pajtimit politik ndërmjet bashkësive etnike, por edhe me OBRM-PDUKM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Makfax, Vanhoutte thotë se është i rëndësishëm zhvillimi ekonomik, reformat në media, shëndetësi, arsim, duke shtuar se Qeveria e re nuk mund të ndryshojë gjithçka për dy ditë.

Vanhoutte propozom integrimin e PSP-së në prokurorinë e rregullt publike për t’u siguruar vazhdimi i hetimeve për përgjimet e paligjshme.

Në fund, kritiku i ashpër dhe ironizuesi i pushtetit të Gruevskit, thotë se ka takuar shumë politikanë dhe se disa prej tyre sillen si fëmijë. Sipas tij, këta politikanë shkaktojnë dëme dhe kanë sjellje të papërgjegjshme./Telegrafi/