Site icon Telegrafi

Vanhoutte dhe SHGM-ja përshëndetin synimet reformuese të Qeverisë për mediat

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e përshëndet angazhimin e Qeverisë për reformat urgjente në media të cilat do të bazohen në propozimin e përgatitur nga ana e ekspertit evropian, Peter Vanhoutte dhe i përkrahur nga SHGM, SSNM, MIM, SEMM dhe IKS, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i SHGM-së gjatë konferencës së sotme tha që nëse ndryshimet në ligjin janë në përputhje me propozimin e Vanhoutte, atëherë SHGM do të përkrahë procesin e sjelljes së ligjit. “Presim nga qeveria të përgatit ligjin me kujdese dhe së shpejti. Tani nuk kemi kohë për të humbur dhe për të eksperimentuar. Insistojmë ky propozim të kalojë në Kuvend ashtu siç është propozuar, ndërsa në periudhën e ardhshme mund të hapim edhe pyetje të tjera të cilët janë të rëndësishme për lirinë e shprehjes dhe për lirinë e mediave”, theksoi Selmani

Eksperti evropian, Peter Vanhoutte i sugjeroi Ministrisë së punëve të brendshme të përgatisë raport për të gjithë sulmet mbi gazetarëve dhe dhunuesit të sillen para drejtësisë. Ai theksoi që praktika e mos dënimit duhet të ndërpresë.

“Është e papranueshme një gazetar të mbahet në paraburgim për tre vjet”, tha Vanhoutte duke cekur rastin e gazetarit Bozhinovski.

Ai përsëriti që propozimi i tij për reforma urgjente është bazë e mirë për progres serioz në aspekt të përmirësimit të legjislatives mediatike, e cila do të përforcojë pavarësinë dhe profesionalizmin në Radiotelevizionin e Maqedonisë.

Eksperti Vanhoutte ka ardhur në Maqedoni me ftesë të SHGM-së me qëllim që shoqata t’i falënderojë për kontributin e tij gjatë tërë procesit dhe që ai t’i riafirmoje edhe një herë përpjekjet e tij për atë se në çfarë drejtimi duhet të shkojnë reformat në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version