Telegrafi

Vangelovski: Do të bashkëpunoj me PSP-në dhe mediat

Kryetari i sapozgjedhur i Gjykatës së Lartë Maqedonisë, Jovo Vangelovski në një prononcim për Deutsche ëelle ka thënë se me funksionimin e tij si kryetar i kësaj gjykate do të mundohet që të përmirësojë imazhin e gjyqësisë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Paralajmëroj hapje të Gjykatës së Lartë dhe mediumeve. Kohëve të fundit ka pasur përmirësim të punës së kësaj gjykate por kam koncept dhe ide se si të jemi më aktiv në këtë drejtim. Jam vlerësuar mirë në punën time si gjykatës dhe për këtë them se do të kem sukses.” ka thënë Vangelovski. /Telegrafi/