Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë, Jovo Vangelovski në kumtesën e sotme deri tek mediat ka theksuar se Prokuroria Speciale Publike refuzon të veprojë për kërkesën e tyre, me çka ndikon në prolongimin e procedurës urgjente e cila udhëhiqet para kësaj gjykate, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë e informoi opinionin se më 06.04.2017 u dorëzua kërkesë për informacion deri te PSP për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve. Për shkak të karakterit urgjent të kërkesës së dorëzuar, shefi i kabinetit të kryetarit të Gjykatës së Lartë të RM-së realizoi disa biseda telefonike me shefin e kabinetit të prokurorit për përndjekjen e veprave kriminele të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përndjekja joligjore e komunikimeve, prej ku akoma nuk ka përgjigje për kërkesën e dorëzuar’, thuhet në kumtesë, njofton AIM.
Nga Gjykata e Lartë e Maqedonisë vlerësojnë se ‘Prokuroria dukshëm refuzon të veprojë për kërkesën e Gjykatës së Lartë së Maqedonisë, me çka, siç shtojnë, ndikon në prolongimin e procedurës urgjente e cila udhëhiqet para kësaj gjykate’. /Telegrafi/