Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski dhe udhëheqësi i Shërbimit për informatikë në Gjykatën e Lartë, mbrëmë kanë qenë në vizitë punë në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, për të kryer kontrolle në funksionimin e sistemit AKMIS.
“Pas marrjes së raportit nga analiza e funksionimit të sistemit AKMIS, do të sillen përfundimet adekuate, për të cilat opinioni do të informohet në kohë”, njoftuan sot nga Gjykata e Lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se këto lloj të vizitave janë planifikuar në periudhën e ardhshme në gjitha gjykatat në Maqedoni.
Nga Gjykata e Lartë theksojnë se bëhet fjalë për aktivitete të zakonshme në drejtim të përmirësimit të funksionimit të sistemit AKMIS./Telegrafi/