Site icon Telegrafi

Vangellovski: Qytetarët kanë nevojë për zbatim të së drejtës dhe ligjeve

Në ditën e gjyqësisë, Jovo Vangellovski, kryetar i Gjykatës së Lartë tha se qytetarët jetojnë me kursime, por nuk janë të uritur për ushqim, dhe se kanë nevojë për zbatim të së drejtës dhe ligjeve.

Në Gjykatën e Lartë, Vangellovski tha se gjyqësia e Maqedonisë është më efikase se më herët, por se e presin punë tjera, duke shtuar se nuk duhet tolerancë për korrupsionin.

Sipas tij, pavarësia e gjyqësorit është e garantuar me Kushtetutë, dhe se gjykatësit duhet të jenë të pavarur në vendimmarrje.

Vangellovski shprehet se nuk është dashur që Maqedonia të lejojë të ndodhë një raport si ai i Priebe-së./Telegrafi/

Exit mobile version