Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, konsideron se vendimi i Gjykatës së lartë në lidhje me paraburgimin e afaristit Sead Koçan është i rregullt dhe obligativ, pra duhet të respektohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, me këtë rast nuk afaristi i përfshirë në hetimet në lëndën ”Trust” nuk është liruar nga paraburgimi, por vetëm është shfuqizuar vendimi i Gjykatës themelore Shkupi 1 dhe i Gjykatës së Apelit.
Ai qartësoi se kontestimi i kompetencave të PSP-së nuk është problem, por kompetenca e PSP-së për të kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë, duke theksuar se PSP-ja nuk ka kompetenca për të tërhequr kërkesa të tjerëve pasi që nuk është palë në procedurë, por mund të tërheqë kërkesa të saj.
Në lidhje me përgjimet, Vangellovski deklaroi se nuk mund të përdoren si dëshmi, por vetëm si indikacione për ekzistimin e veprës penale, duke shtuar se PSP-ja duhet t’i analizojë dhe të sigurojë dëshmi për të ngritur akuza./Telegrafi/