Site icon Telegrafi

Vangellovski: PSP është keqpërdorur me vetëdije

Më 4 mars të këtij viti, Gjykata së Lartë ua ndërpreu paraburgimin shtëpiak tre të akuzuarve në rastin “Perandoria”, Orce Kamçevit, Cvetan Pandelevskit dhe Nenad Josifoviqit të cilët paraprakisht ishin ankuar në Gjykatën e Apelit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski për “TV21” tha se ato vendime janë sjellë në përputhje me mendimet parimore juridike dhe nuk ka kthim prapa për rishikim.

“Se ata kanë vepruar në kundërshtim me mendimet parimore juridike, është problem i PSP-së” tha Vangellovski.

Mendimi parimor juridik është se pas skadimit të mandatit, PSP më nuk është akuzues i autorizuar, por ndoshta afera “Haraçi” tregon se pse ata nuk e respektuan këtë mendim, hedh dyshimet e tij kreu i Gjykatës së Lartë. Mosrespektimi i këtij mendimi sipas Vangellovskit hapë dyshime se rastet e hapura pas 30 qershorit 2017 janë nisur me qëllim që të keqpërdoret Prokuroria Speciale.

“Ashtu duket nga perspektiva e tanishme. Por kjo është vetëm supozim logjik”, deklaroi Vangellovski./Telegrafi/

Exit mobile version