Telegrafi

Vangellovski: Për paraburgimin nuk vendoset për dy-tre ditë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, për Plusinfo ka konfirmuar se njëra nga gjykatëset është për mjekim, por edhe që seanca do të fillojë sot, por kur do të mbarojë nuk dihet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Apeli: Gruevski nuk mund të ikë as me letër njoftim (Dokument)

Gjykata e Lartë duhet të vendosë për caktimin e paraburgimit të zyrtarëve nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim, Goran Grujevski, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski.

”Seanca do të fillojë sot, ndërsa kur do të mbarojë është çështje tjetër. Nuk është diçka që mund të punohet për dy-tre ditë, ka edhe kohë të mjaftueshme që të rishikohen mirë të gjithë ankesat, përgjigjet e ankesave, dëshmitë, por kur do të përfundojë, opinioni do të informohet për vendimin”, ka thënë Vangellovski.

Përndryshe Gjyqi i Apelit ka publikuar vendimet për masat e paraburgimit për të akuzuarit në rastin ‘Titanik’, mes të cilëve është Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski. /Telegrafi/