Site icon Telegrafi

Vangellovski paralajmëron kontroll të ri të sistemit AKMIS në gjykatat e Maqedonisë

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, njoftoi se edhe ai do të formojë një komision për të shqyrtuar sistemin AKMIS, një program kompjuterik që duhet të garantojë shpërndarjen e rastësishme dhe të automatizuar të lëndëve te gjykatësit.

Duke folur për portalin “Plusinfo”, ai sqaroi se arsyeja është, se kontrolli i fundit në të njëjtin sistem, të bërë nga Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë ishte jo i plotë. Vangellovski njofton se kontrolli i tij do të përfshijë të gjitha gjykatat edhe atë pasi sistemi ka filluar të përdoret.

Raporti i kontrolleve të bëra nga komisioni i formuar nga ministria është gati, por nuk është publikuar. Jozyrtarisht, janë gjetur parregullsi në Gjykatën Penale në Shkup, por edhe në Gjykatën Supreme, prej ku tani njoftojnë për një kontroll të ri./Telegrafi/

Exit mobile version