Site icon Telegrafi

Vangellovski heton urdhërin për kontroll të PSP-së në shtëpinë e Pançevskit

Kryetari i Gjykatës Lartë, Jovo Vagellovski, së bashku me anëtarët e Këshillit Gjyqësor, sot jo zyrtarisht kanë shkuar për kontroll të paparalajmëruar në Gjykatën e Gjevgjelisë.

Kjo vjen pasi ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, para një jave akuzoi se hetuesit e PSP-së gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ia kanë vjedhur çelësin e shtëpisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pançevski theksoi se video e publikuar dëshmon për mënyrën e punës së PSP-së dhe siç tha, presionet që bëhen ndaj tij, por edhe presionet që duhet të priten nga kolegët e tyre.

Kontrolli në shtëpinë e Pançevskit është i lidhur me një procedurë parahetimore që ka filluar PSP-ja për biznesmenin Ljupço Palevski, ndërsa urdhërin për kontroll në shtëpinë e tij në Shkup, e ka lëshuar Gjykata e Gjevgjelisë./Telegrafi/

Exit mobile version