Telegrafi

Vanessa Redgrave – Kryetare e Bordit të Festivalit “PRIFILMFEST”

Vanessa Redgrave është një nga aktoret më të shquara në kinematografinë botërore. P.sh. Tennessee Williams e ka quajtur atë ‘aktorja më e madhe e kohës’. Ajo fitoi çmimin “Evening Standard” katër herë. Fitoi çmimet Olivier dhe Tony, 2 herë u shpall aktorja më e mirë në Festivalin e Kanës.

Ka qenë e nominuar 6 herë për çmimin Oskar derisa një herë është nderuar me këtë çmim, ka 5 nominime për çmimin Emmy dhe 13 sish për çmimin Golden Globe. Me këtë të fundit edhe është nderuar një herë gjatë karrierës së saj.

Redgrave është presidente e “International Artists Against Racism” dhe “Ambasadore speciale e UNICEF-it për arte skenike”. Zonja Vanessa Redgrave, përveç karrierës së bujshme prej aktoreje, është e njohur edhe si mikeshë e madhe e Kosovës.

Ajo gjatë luftës së Kosovës ndihmoi komunitetin artistik kosovar, ndërsa menjëherë pas luftës organizoi në Kosovë festivalin e parë të teatrit dhe muzikës “The Return”, për nder të kthimit të komunitetit artistik kosovar në vendlindje. PriFilmFest me këtë vendim të Redgrave-t merr përkrahjen e parë të fuqishme. /ktv/