Ikona e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, vazhdojnë të përkujtohen dy muaj pas vdekjes së tyre tragjike.
Kështu të paktën bëri edhe gruaja e tij, Vanessa Bryant e cila emocionoi ndjekësit e saj përmes një videoje në rrjetin social Instagram. Ajo e ka publikuar një xhirim, ku Bryant fliste për stërvitjet e vajzës në basketboll.
Duke folur për vajzën e tij, Kobe dëgjohet duke thënë: “Ajo filloi të luajë futboll, që është një nga sportet e mia të preferuara gjithashtu”.
“Por, atëherë kur ajo pyeti për të mësuar lojën e basketbollit, unë fillova ta mësoja dhe ajo filloi ta shijojë atë dhe dëshironte të luante çdo ditë. Temperamenti i saj është shumë i ngjashëm me timin. Ajo është jashtëzakonisht konkurruese, shumë e zjarrtë dhe nuk pranon asnjë sfidë”, ka thënë Bryant më tej.
Kobe, i cili gjithë karrierën e kaloi te LA Lakers, ishte në të njëjtën kohe edhe trajner në ekipin në të cilin vajza e tij luante.
Basketbollisti dhe vajza e tij 13 vjeçare vdiqën pas një përplasjee të helikopterit në Calabasas të Kalifornisë, së bashku me shtatë persona të tjerë. /Telegrafi/