Vanessa Mae Vanakorn e njohur si violiniste e rangut botëror për herë të parë do të vijë në Shkup më 15 maj në sallën e sporteve ‘Vip Arena-Boris Trajkovski’, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Mae më herët është quajtur si ”Mrekullia prej fëmije” ndërsa tani është violinistja më e njohur e të gjitha kohërave.
Ajo është edhe në librin e Guiness për ”instrumentjalistja më e re” e cila me violinë ka luajtur koncerte të Beethoven dhe Tchaikovsky.
Biletat e koncertit do të mund t’i gjeni në KupiKartiZaSe në të gjithë Maqedoninë, Jugoton dhe dyqanin në ”Roze” në Vero 2. Telegrafi është partner medial zyrtar i këtij koncerti.
Mësoni më shumë për Vanesa Mae KËTU