Revolucioni i lëkurës së vërtetë pa grim po merr moment e tij, me të famshmet që vazhdojnë të shmangin filtrat dhe ndajnë strukturën e tyre natyrale të lëkurës dhe flokëve me botën.
Së fundmi pamë Hailey Bieber që ndau një fotografi me bikini ndërsa shfaqej plotësisht natyrale.
Edhe Adele, e cila shmang vëmendjen shtesë me çdo kusht, vendosi të postonte një fotografi me pa grim në maj të këtij viti.
Epo, Vanessa Hudgens është e fundit që ‘bërtet’, “kjo jam unë”! dhe ndanë bukurinë e saj pa grim me botën. E njohur për eksperimente me zgjatimet e flokëve me valë sirene XL, ajo madje i mbajti flokët e saj të shkurtër dhe kaçurrela natyrale për shkrepjen, duke e sjellë kamerën sa më afër fytyrës së saj.
Vanessa etiketoi një markë të caktuar të kujdesit të lëkurës, e cila ndodh të jetë bashkë-themeluar nga vetë ajo, këngëtarja Madison Beer dhe dermatologia Karen Chinonso Kagha.
Një arsye aq e mirë sa kurrë për të ndarë lëkurën tuaj të mahnitshme me botën dhe duke ndjekur gjurmët e JLo, e cila u shfaq me fytyrë pa grim në dhjetor të vitit të kaluar për të treguar rezultatet e markës së saj të re të kujdesit për lëkurën JLo Beauty.
Vanessa u tha fansave: “Një fytyrë e freskët është fytyra më e mirë. Sipas mendimit tim të paktën”. /Telegrafi/