Vanessa Hudgens ka kërkuar falje për videon e pandjeshme që ka publikuar në Instagram, në të cilën ajo fliste rreth COVID-19.
Aktorja 31-vjeçare bëri një deklaratë zyrtare duke kërkuar falje për komentet e saj, teksa potencon se reagimi i indinjuar nga publiku ka qenë një thirrje e madhe zgjimi ‘për rëndësinë e platformës së saj në internet’.
Duke i quajtur fjalët e saj ‘të pandjeshme’ dhe ‘aspak të përshtatshme’, ylli i “High School Musical” ka bërë një shkrim tjetër.
“Hej njerëz. Më vjen shumë keq për mënyrën se si kam ofenduar këdo dhe të gjithë ata që më kanë parë dje nga Instagrami im live”.
“Unë e kuptoj se fjalët e mia ishin të pandjeshme dhe aspak të përshtatshme për situatën që vendi ynë dhe bota janë në momentin e duhur”.
“Kjo ka qenë një thirrje e madhe zgjimi për rëndësinë e fjalëve të mia, tani më shumë se kurrë”. “Unë po u dërgoj lutje dhe të qëndroni të shëndetshëm gjatë kësaj kohe të çmendur”.
Hudgens më parë kishte ndarë një video tjetër, duke thënë se fjalët e saj ishin “jashtë kontekstit”.
“Është një kohë e çmendur. Unë jam në shtëpi, e mbyllur dhe kjo është ajo që shpresoj se ju po bëni të gjithë. Në karantinë të plotë, duke qëndruar e sigurt dhe e shëndetshme”, ka thënë ajo.
“Unë nuk e marr lehtë këtë situatë. Unë jam në shtëpi. Prandaj qëndroni brenda”, përfundon Hudgens. /Telegrafi/