Telegrafi

Vanessa Hudgens gjobitet nga policia në Los Angeles pasi u pa duke përdorur telefonin gjatë vozitjes

Vanessa Hudgens u pa duke shkruar mesazhe në telefonin e saj gjatë ngasjes në Los Angeles të hënën në mëngjes.

Aktorja 32-vjeçare dhuroi një buzëqeshje pavarësisht se u zu nga policia, pasi kishte përfunduar një seance stërvitore me shoqen e saj më të mirë, GG Magree.

Ylli i “High Musical School” u pa duke hapur xhamin e veturës së saj, pasi u ndalua nga Zëvendës Sherifi i Qarkut të Los Angelesit, shkruan DailyMail.

Vanessa u pa duke dorëzuar licencën dhe regjistrimin e saj ndërsa oficeri shkruante detaje të shkeljes së vogël.

Në Kaliforni, është e paligjshme të përdorni një telefon ose pajisje të ngjashme elektronike të komunikimit gjatë vozitjes.

Mund të përdoret vetëm në një mënyrë pa duar, të tilla si telefoni i altoparlantit ose komandat zanore, por kurrsesi të mbani një pajisje teknologjike në dorë.

Dërgimi i mesazheve gjatë vozitjes është kundër ligjit në shtetin e Kalifornisë dhe mbart një gjobë bazë prej 20 dollarësh (16 euro) për shkeljen e parë dhe 50 dollarë (42 euro) për shkeljet e mëvonshme.

Vanessa dukej e freskët pas një rraskapitëse me GG në palestrën e saj të preferuar, “Dogpound” në perëndim të Hollywoodit.

Ajo po përgatitet për një vit tjetër të ngarkuar para kamerës dhe kohët e fundit filloi xhirimet e “Army of the Dead: Lost Vegas” me Christian Slater, Joe Manganiello dhe Tig Notaro, i cili do të transmetohet në vitin 2022. /Telegrafi/