Telegrafi

Vanessa Bryant zbulon emrat e katër oficerëve që shpërndan fotografi të aksidentit ku mbeti i vdekur Kobe dhe vajza e tyre, Gianna

Vanessa Bryant (Foto: YouTube)

Në një seri postimesh në Instagram, Vanessa Bryant, ka zbuluar emrat e katër oficerëve të Departamentit të Sherifit të Qarkut në Los Angeles, të cilët dyshohen se morën ose ndanë fotografi të tmerrshme të skenës së rrëzimit të helikopterit që vrau burrin e saj, legjendën e NBA-së, Kobe Bryant, vajzën Gianna si dhe shtatë të tjerë.

Postimet ishin të një ankese të ndryshuar – të paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së dhe të marra nga CNN – që kanë të bëjnë me oficerët: Joey Cruz, Rafael Mejia, Michael Russell dhe Raul Versales.

Procesi gjyqësor kërkon dëmshpërblim, duke pretenduar neglizhencë dhe cenim të privatësisë.

Kobe Bryant (Foto: CNN)

Ankesa po ashtu pretendon se Cruz ‘mburrej që kishte punuar në vendin e aksidentit ku Kobe vdiq’ dhe shpalosi fotot më 28 janar të vitit 2020, dy ditë pas ngjarjes tragjike.

Vanessa fitoi çështjen në fillim të këtij muaji për të zbuluar emrat e oficerëve të dyshuar në këtë.

Në shkurt, ajo kishte bërë thirrje që Departamenti i Sherifit të publikojë emrat e oficerëve, duke thënë se duhet të mbajnë përgjegjësi lidhur me rastin.

“Zonja Bryant pret të paraqesë çështjen e saj në gjykatë”, tha avokati i Vanessa Bryant, Luis Li në një deklaratë për CNN.

Kobe Bryant dhe Vanessa (Foto: Getty Images)

Departamenti i Sherifit të Qarkut në Los Angeles nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës.

“Ne e respektojmë vendimin e gjykatësit”, tha në një deklaratë Sherifi Ron Hernandez. “Shqetësimi ynë kryesor është privatësia e të gjitha palëve të përfshira”.

Kobe, Vanessa dhe vajza Gianna (Foto: Getty Images)

Kobe ndërroi jetë saktësisht më 26 janar të vitit 2020 në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë. /Telegrafi/